KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 29 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 29 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore  me origjinë Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  rritje të temperaturave.

E Diel 29 Korrik 2018 

Dita e Diel dt 29 Korrik  moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa zonat juglindore pjesërisht dhe ato kodrinore  vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rreshje shiu në mesdite. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/30°C  
Zonat e  ulëta           19/34°C
Zonat  bregdetare    20/33°C
E Diel  29  Korrik  2018
Kosova per  ditën e Diel  dt 29 Korrik  moti do të jetë me alternime kthjelliemesh dhe  vranësira  të shoqëruara me rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C  deri në 26°C .
E Hënë 30 Korrik 2018 

Fillimi i javës  dt 30 Korrik  moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë  me rritje të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/32°C  
Zonat e  ulëta           19/37°C
Zonat  bregdetare    20/35°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred