KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 25 Shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 22 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 25 Shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Analiza e Situatës Meteorologjike  

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi  i shpejtë i masës ajrore shumë të ftohtë me origjinë Arktike e cila do të kushtëzojë në vendin tonë rreshje bore intesive thuajse në të gjithë vendin.

E Diel 25 2018 

Ditën e Diel dt 25 Shkurt  moti do të jetë me rreshje shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe rreshje bore ne Verilindje dhe Juglindje në lartësitë 400 metra mbi nivelin e detit. Ne mbrëmje rreshjet e borës do të prekin Ultesirën e Shkodrës. Era do te jete me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet.  Valezimi do të jetë i forcës 5 lartësi vale 2,5 deri në 3,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -4/2 °C 

Zonat e ulëta          6/13 °C

Zonat bregdetare 10/15 °C

Kosova per ditën e Diel dt 25 Shkurt do të përfshihet nga rreshjet intesive të borësTemperaturat  në ekstremet e tyre do të luhaten në vlera  nga -7°C  në mëngjes deri në -3°C në mesditë.

E Hënë 26 2018 

Diten e Hënë dt 26 Shkurt  i gjithë vendi do të përfshihet nga rreshje të dendura bore thuajse në pjesën më të madhe të territorit. Rreshjet e borës do të jenë me intesitet të lartë ne Juglindje dhe Verilindje. Era do te jete me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -6/2 °C 

Zonat e ulëta           2/7 °C

Zonat bregdetare    3/9 °C

Ne vijim është harta e rreshjeve të borës e parashikur në (cm) nesër  nga ora 13:00 deri të Hënën ora 13:00 e konfirmuar edhe nga unë.

MeteorologeRezarta Xhakollari 

Sicred