KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 24 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
Moti, Xhakollari: Dhjetori ofron ekstreme!

E Diel 24 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik  me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt Britanikë e  cilat do të  kushtëzojë  në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Diel 24 Qershor 2018 
Dita e Diel dt 24 Qershor  moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës perëndimore , ndërsa në juglindje vranësirat do të pasohen me rreshje shiu.  Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 4  me lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/22°C  
Zonat e  ulëta           16/29°C
Zonat  bregdetare    17/29°C
E Diel 24 Qershor  2018

Kosova per  ditën e  Diel dt 24 Qershor do të jetë kthjellime dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 19°C në mesditë.

E Hënë 25 Qershor 2018 
Fillimi i javës  dt 25 Qershor  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cialat në mesditë do të  pasohen me rreshje shiu në pjesën në të gjithë vendin .  Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 3  me lartësi  vale 1,0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/20°C  
Zonat e  ulëta           17/27°C
Zonat  bregdetare    18/26°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred