KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 23 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 23 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një zonë me presion të lartë atmosferik (A) e cila po na garanton në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.

E Diel 23 Shtator 2018

E Diel dt 23 Shtator  vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në mesditë dhe prani të mjegullinës përgjate luginave. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim  (SW) me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 2  lartësi  vale 0,3  deri në 0,5 metër  në det  të hapur

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/31°C 
Zonat e  ulëta           12/32°C
Zonat  bregdetare   18/31°C

E Diel 23 Shtator 2018

Kosova per  ditën e Diel dt 23 Shtator moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta deri në mesatare. Temperaturat në  mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 24°C deri në 28 °C.
E Hënë 24 Shtator 2018

Fillimi i javës dt 24 Shtator  priten ndryshime ne kushte e motit, pra do të jetë fillimisht me kthjellime, në pjesën e dytë të ditë vranvsirat do të dendësohen duke u pasuar nga rreshje shiu në veri të vendit pjesërisht dhe në zonën qëndrore.  Era do të intesifikohet  me drejtim Jugperëndim  (SW) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4  lartësi  vale 1,0  deri në 1,5 metër  në det  të hapur

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/29°C 
Zonat e  ulëta           13/32°C
Zonat  bregdetare   18/31°C
MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred