Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë temperatura të larta.
Dita e Diel dt 22 Korrik vendi ynë do të mbetet i përfshirë nga vala e nxhetë Sahariane . Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Kosova per ditën e Diel dt 22 Korrik do të jetë me diell dhe temperatura në rritje. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 29°C deri në 33°C .
Fillimi i javës dt 23 Korrik moti do të jetë paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të shoqvruara me rrebeshe dhe stuhi në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .