KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 20 Maj 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 20 Maj 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta  të atmosferës të cilat do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot të alternuar me kthjellime dhe rreshje të pakta shiu.

E Diel 20 Maj 2018 

Edhe dita e Diel  20 Maj  moti do të jetë me kthjellime përgjate ultësirës Perëndimore dhe prani të vranësirave në Juglindje ku do të pasohen nga rreshje në formën e rrebesheve. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  8 -10 m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         11/25°C 

Zonat e ulëta           15/29°C

Zonat bregdetare    16/28°C

E Diel 20 Maj 2018

Kosova per ditën e Diel dt 20 Maj do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 22°C në mesditë.

E Hënë 21 Maj 2018 

E Hënë 21 Maj  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve në mesditë. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  8m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,2  deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         12/25°C 

Zonat e ulëta           16/30°C

Zonat bregdetare    17/29°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred