KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 18 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 18 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i ballkanit  po ndikohet  nga depërtimi i masave ajrore të ftohta kontinentale me origjinë nga Rusia të cilat sollën rreshjet e para të borës në vendin tonë dhe Kosovë. 

E  Diel 18 Nëntor 2018
Edhe dita e Diel dt 18 Nëntor moti do të jetë i vranët me rreshje bore në Verilindje dhe Juglindje , ndërsa zona perëndimore do të ketë rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Verillindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie  në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         1/4°C 
Zonat e  ulëta          8/13°C
Zonat  bregdetare   9/14°C
E Diel 18 Nëntor 2018
Kosova pë ditën e Diel 18 Nëntor moti do të jetë me  vranësira të dendura të shoqëruara me rreshje bore. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 4°C deri në 7°C  vlera më e lartë.
E  Hënë 19 Nëntor 2018
Fillimi i javës dt 18 Nëntor moti do të jetë  me  kthjellime dhe vranësira ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut  të pakta në zonën Perëndimore dhe qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         1/5°C 
Zonat e  ulëta          8/18°C
Zonat  bregdetare   10/19°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred