KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 15 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 15 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Ballkani  do të mbetet i përfshirë nga aktiviteti i masave ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan të cilat  do të  vazhdjnë të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë  temperatura të larta.

E Diel 15 dt Prill 2018 

Dita e Diel 15 dt Prill  në vendin tonë do te dominojë mot me vranësira mesatare deri të dendura nuk do të mungojnë kthjellime të pakta. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          10/24°C 

Zonat e ulëta           15/30°C

Zonat bregdetare    15/31°C

E Diel dt 15 Prill 2018 

Kosova per ditën e Diel dt 15 Prill do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare .Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 11°C në mëngjes deri në deri në 21°C në mesditë.

E Hënë 16 dt Prill 2018 

Fillimi i javës  dt 16 Prill  në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare përgjatë ultësirës Perëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 05 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          8/17°C 

Zonat e ulëta           14/26°C

Zonat bregdetare    15/27°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred