KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 08 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 08 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik  me qëndër të pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm edhe në fillimin e javës. 
E Diel 08 Korrik 2018 
Dita e Diel dt 08 Korrik  moti do të jetë diell  ne zonën bregdetare dhe vranësira mesatare të cilat në mesidtë do të pasohen nga rreshje shiu në relievet malore pjesërisht dhe zonën qëndore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/28°C  
Zonat e  ulëta           20/31°C
Zonat  bregdetare    21/31°C
E Diel 08 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Diel dt 08 Korrik do të jetë me alternime  kthjellimesh dhe vranësira me rreshje shiu në mesditë . Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera  nga 21°C  deri në 23°C .

E Hënë 09 Korrik 2018 
Filli i javës dt 09 Korrik  moti do të jetë me kthjellime  në zonën bregdetare, ndërsa mesdita sërish do të rkthejë   rreshjet e shiut në zonat malore dhe zonat e ulëta. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C  
Zonat e  ulëta           20/31°C
Zonat  bregdetare    19/31°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred