KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Diel 02 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Diel 02 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet vlera normale të presionit atmosferik (1013 hPa) duke ifluencuar mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Diel 02 Shtator 2018

Dita e Diel dt 02 Shtator moti  do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira  të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat me rënie në mëngjes dhe rritje në vlerat e mesditës.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/32°C 
Zonat e  ulëta           15/35°C
Zonat  bregdetare    19/34°C
E Diel 02 Shtator 2018
Kosova per  ditën e Diel dt 02 Shtator moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në  mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 29° deri në 30°C .
E Hënë 03 Shtator 2018

Dita e Hënë dt 03 Shtator ne vendin tonë gradualisht  do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme më të freskëta duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të shoqëruara me rreshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/29°C 
Zonat e  ulëta           16/31°C
Zonat  bregdetare    20/30°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred