KRYEFAQJA » LAJME » Moti, Xhakollari: Rritje temperature, por edhe dëborë!

Moti, Xhakollari: Rritje temperature, por edhe dëborë!

Pas shirave të vrullshme në fillim të shkurtit, moti gjatë javës që vjen, do të nisë me diell e temperatura që ngrihen deri 20 gradë celsiu të mërkurën. Lajmin e jep meteorologia Rezarta Xhakollari. “Kjo javë do të jetë me luhatje të ndjeshme të temperaturave. Ditën e mërkurë veç rreshjeve pritet të kemi një rritje të temperaturave prej 5 – 6 gradë pasi do të afrohet një masë e nxehtë dhe termometri do të shënojë 19-20 gradë celciu” thotë meteorologia Xhakollari.
Por në fundjavë do të vijë i ftohti arktik, i cili do të shoqërohet edhe me reshje bore në zonat malore. “Ditën e premte do të kthehen sërish rreshjet, por ditën e shtunë pritet të afrohet një masë e ftohtë me origjinë veriore e cila do të sjelli rënie të ndjeshme të temperaturave nga 6-7 gradë celsius. Në zonat malore do të jeshtë edhe më e ndjeshme. Do të rikthehen gjithashtu rreshjet e shiut dhe dëborës” paralajmëron meteorologia Xhakollari.
“Kjo do të thotë që syzet e diellit dhe çadrën duhet ta keni me vete. Kujdes me veshjen për të parandaluarat ftohjen e virozat e stinës” këshillon ajo.

Sicred