KRYEFAQJA » LAJME » Moti, nesër përfshin vendin i ftohti siberian

Moti, nesër përfshin vendin i ftohti siberian

Vendi ynë pritet të përfshihet nga vala e të ftohtit siberian nga dita e nesërme. Sinoptikanët parashikojnë ulje temperaturash me disa gradë celsius dhe erë intensive gjatë gjithë ditës, duke e kthyer të premtën në ditën më të ftohtë të nëntorit.

Por, i ftohti siberjan parashikohet të mbajë të mbërthyer vendin tonë vetëm për dy ditë, pasi të dielën do të rikthehen përsëri masat e ngrohta mesdhetare edhe reshjet lokale të shiut.

Për javën e parë të muajit dhjetor, parashikohen vransira dhe rritje temperaturash me disa gradë celsius.

Sicred