KRYEFAQJA » LAJME » Moti në vend, problemet e para, masat

Moti në vend, problemet e para, masat

Ashtu siç dhe ishte njoftuar nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë ,Ujit dhe Mjedisi, por dhe shërbimet metereologjike, i gjithë vendi që nga mbrëmja e së mërkurës është përfshirë nga një mot me reshje e me erëra të fuqishme.Vlora dhe Fieri, janë qarqet me mundësi të lartë për përmbytjeje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman, por deri tani situata është normale. Edhe për shkak të parashikimeve se reshjet do vazhdojnë për 5 ditë, strukturat e emergjencave në prefektura po monitorojnë sidomos gjendjen e hidrovoreve , kanalet kulluese, argjinaturave të lumenjve dhe furnizimin me energji elektrike. Flamur Mamaj, Prefekt i Vlorës tha se Bashkia Vlorë po merret me inspektimin e problemeve që mund të riparohen. Moti me reshje e erëra të forta ka shkaktuar probleme edhe në portë dhe lundrimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm. Kapiteneria e përgjithshme e porteve në Durrës ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për të gjitha anijet e peshkimit, ndërkohë që edhe sektori i ngarkim-shkarkimit në portin më të madh të vendit është bllokuar për shkak të erërave të forta. Lundrimi eshte pezulluar dhe ne portet e Vlores dhe Sarandes, ndersa vonesa disaorëshe janë shenuar ne mbërritjen e dy trageteve që janë nisur një natë më parë nga portet e Barit dhe Ankonës drejt Durrësit. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi është larguar prej ditës së mërkurë drejt Italisë, ndërsa deri të hënen, nuk do të kryejë itenerarin e parashikuar. Po kështu edhe trageti Sarandë – Korfuz nuk do ketë lundrime për 3 ditë. Në Gjirokastër, Shkodër, Korçë e zonat e tjera të vendit megjithë intensitetin e lartë të reshjeve, nuk ka probleme as në qarkullim e as në furnizimin me energji elektrike. Ndërsa në Kukës problemet e para janë shfaqur pikërisht tek furzinimi me energji elektrike. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Ujmisht , Bushtricë, Grykë –Çaj e Malzi të Bashkisë Kukës. Në Nj.A Golaj, fshatrat Mujaj, Dajç e Cahan të Nj.A Qendër Krumë të Bashkisë Has. Ndersa në Bashkinë Tropojë është pa energji elektrike Nj.A Llugaj. Nga grupet e punës po punohet për eleminimin e avarive.

Sicred