KRYEFAQJA » LAJME » Moti në vend, i ftohti siberian që ka përfshirë edhe zonat e ulëta

Moti në vend, i ftohti siberian që ka përfshirë edhe zonat e ulëta

Ashtu si një ditë më parë, kryeqyteti u zbardh nga bora edhe sot. Ky fenomen i pazakontë për zonat e uëlta dhe ato bregdetare, do të jetë prezent deri në orët e pasdites , duke ia lenë vendin vransirave dhe rreshjeve të shiut sërish. Sinoptikanët parashikojnë se dita e nesërme që korespondon me ditën e parë të muajit Mars, do të përfshihet nga temperatura që kapin vlerat nën 0 gradë Celcius. Vala e të ftohtit siberian që ka përfshirë vendin do të tërhiqet ditën e premte, duke ndikuar në rritjen e menjëhershme të temperaturave me 10 gradë Celsius. Ditët e para të javës së ardhshme do të shoqërohen me rreshje intensive shiu , por edhe me një rritje të lehtë të temperaturave.

Sicred