KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moti në Britani, paralajmërohen stuhi dhe ngrica

Moti në Britani, paralajmërohen stuhi dhe ngrica

Britania ka paralajmëruar qytetarët të përgatiten për mot të ftohte dhe stuhi të madhe dëbore që do të godasin mbarë vendin. Agjencia Meterologjike ka paralajmëruar për shtresa akulli në shumë pjesë të Britanisë së Madhe gjatë mbrëmjes së kaluar ndërkohë që ministria e Shëndetit ka thënë se njerëzit duhet të marrin masa paraprake pasi temperaturat do të jenë shumë të ulëta. Dëbora parashikohet të bjerë brenda natës së sotme, kryesisht në terrene më të larta por edhe në qytetet e mëdha angleze dhe ato të Uellsit. Paralajmërimi është lëshuar për Irlandën e Veriut,  pjesë tëSkocisë dhe Uellsit, si dhe për veriun e Anglisë, Yorkshire dhe Midlands. Zyra e Shëndetit Publik i kujtoi njerëzit të përgatiten për motin e ftohtë, ndërkohë që temperatura priten të bien nën -2 gradë celsius.