KRYEFAQJA » LAJME » Moti me shira e borë në Ballkan

Moti me shira e borë në Ballkan

Reshjet e borës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Slloveni, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë. Kroacia u përball që në fillim të javës me stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zonat më të prekura ishin ato përreth Capella-s, Slim-it dhe Gorski Kotarit. Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio. Edhe në Slloveni, situata është komplikuar nga situata e ashpër atmosferike. Temperaturat ranë ndjeshëm dhe në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, ku bora nisi të hënën, por meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të rriten dhe do të mbulojnë pjesën tjetër të vendit. Pritet që shtresa e saj të mbërrijë në 15 centimetra. Autoritetet boshnjake vendosën të aktivizonin alarmin e verdhë për Sarajevën dhe pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që të rritet ndjeshëm edhe niveli i lumenjve në Mal të Zi, ku shiu pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim, ndonëse me intensitet më të dobët. Edhe në Greqi janë shkaktuar probleme serioze nga reshjet e shiut. Në zonat në afërsi të Athinës, rrugët janë shndërruar në lumenj, janë përmbytur banesa, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve, pasi janë bllokuar në makinat e tyre.

Sicred