KRYEFAQJA » LAJME » Moti me reshje dëbore, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve

Moti me reshje dëbore, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve

Ndërsa në disa qarqe të vendit kanë nisur reshjet e dëborës, të cilat shkaktojnë jo pak probleme, kryesisht në rrugët e thella malore, Policia e Shtetit ka këshilluar drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm.

Policia ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku jep disa këshilla për drejtuesit e automjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit.

Këshillat e Policisë së Shtetit kanë të bëjnë me kujdesin në drejtim të: Pastrimit mirë të mjetit nga dëbora përpara udhëtimit. Kujdesin në terren të ashpër për mos kryerjen e manovra të ashpra! Fërkimin e gomës me sipërfaqen e rrugës, duke qenë se është më i vogël dhe rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit.

Nga ana tjetër, policia këshillon që, në ngjitje drejtuesi i mjetit duhet të përdorë marsh të ulët dhe ecje me kujdes pa e shtuar gazin, por pa humbur shpejtësi!

Këshillat e tjera, janë orientuar tek: ngadalësimin e mjetit në dishezë, përdorimin e marsheve, ruajtjen e distancës mes mjeteve, uljen e shpejtësisë, monitorimin e automjetit dhe rrugës, por mbi të gjitha vendosjen e zinxhirëve të dëborës në rrotat active të mjetit.

Sicred