KRYEFAQJA » LAJME » Moti, java që vjen në parashikimet e meteorologes Rezarta Xhakollari

Moti, java që vjen në parashikimet e meteorologes Rezarta Xhakollari

Jo vetëm kjo javë që sapo mbyllet pati reshje me shi, por edhe java që vjen do të na detyrojë të marrim çadrat me vete. Rreshjet e shiut do të jenë të pranishme në gjithë territorin e vendit thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.
“Një qendër e presionit të ulët është krijuar në Detin Jon duke influencuar një mot me rreshje shiu dhe stuhish në jug të vendit”. Sipas saj rreshjet e shiut kanë prekur jugun e vendit. Më të prekurit kanë qenë Korça dhe Vlora me mbi 30 mm shi. “Nga fillimi i javës qendra e presionit të ulët do ti afrohet Detit Adriatik dhe Detit Jon duke shkaktuar rreshje shiu, por ato nuk do të kenë intensitetin e këtyre ditëve që po lemë pas” thotë meteorologia Rezarta Xhakollari. Ajo shton se nga dita e martë deri të enjten rreshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendin.
Lidhur me temperaturat e javës meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se të hënën dhe të martën temperaturat do të rriten për shkak të rrymave të ngrohta mesdhetare. Sipas saj vlera më e lartë do të jetë 22-23 gradë celcius. Në mesjavë temperaturat do të ulen në 11-17 gradë.
Po në fundjavë, a do të vijojnë shirat apo do të mund të planifikojmë edhe veprimtari në natyrë, pa pasur frikë nga shiu? Kësaj pyetjeje meteorologia Rezarta Xhakollari i përgjigjet se pritet një përmirësim i kushteve të motit dhe një ndërprerje e rreshjeve nga dita e premte. Por ajo paralajmëron një rënie e të ndjeshme të temperaturave .

Sicred