KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moti i keq, viktima në SHBA

Moti i keq, viktima në SHBA

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie masive që goditi bregun lindor në SHBA, me dëborë të dendur dhe erëra të forta. Stuhia, e cilësuar si “cikloni bombë”, ndodhi natën e së mërkurës dhe u shkaktua pas një një rënieje të ndjeshme dhe të shpejtë të presionit atmosferik në një periudhë të shkurtër kohore. Zyrtarët thanë se tre prej viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut. Mes viktimave ishin dy burra, makina e të cilëve doli nga rruga. Ndërkohë rreth 4020 linja ajrore amerikane janë anuluar. Shumica e fluturimeve të anuluara ishin në Nju Xhersi, Boston dhe Nju Jork.

Sicred