KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq rikthen emergjencën
Moti i keq rikthen emergjencën

Moti i keq rikthen emergjencën

Moti me rreshje dhe erë të fortë ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona. Situata duket më e vështirë në Novoselë ku reshjet e shiut kanë çuar në rritjen e nivelit të lumit Vjosë dhe në disa vende ai ka dalë nga shtrati. Fshatrat Bishan dhe Fitore rrezikojnë përmbytjen. Forcat e emergjencës civile të ndihmuara edhe nga Forcat e Armatosura kanë evakuar 17 familjeve ne Novosele dhe Ferras. Sipas Qendres se Bashkuar Operacioale ne ora 13 pritet qe prurjet te jene maksimale nga lumi Vjosë në Novosele.
Situatë e vështirë paraqitet edhe në Elbasani, ku lumi “Shkumbin” ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore.
Edhe në Gjirokastër rreshjet e shumta dhe dalja nga shtrati i përrenjve kanë sjellë kaos në qytet ku veçujit ka depërtuar edhe baltë. Banorët e një pallati janë evakuar për shkak të rrezikut të shembjes.

Sicred