KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq, policia në gatishmëri
Moti i keq, policia në gatishmëri

Moti i keq, policia në gatishmëri

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar për të përballuar situatën e vështirë të krijuara nga rreshjet e shiut gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin. Shërbimet e Policisë janë angazhuar veçanërisht në Gjirokastër, Fier, Vlorë e Shkodër për të përballuar disa situata të vështira, veçanërisht për evakuimin e banorëve. Në të gjitha akset kombëtare, Policia Rrugore është e pranishme për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëbores në zonat malore. Policia e Shtetit po bashkëpunon e koordinon veprimet me Emergjencat Civile dhe për çdo nevojë e ndihmë nga forcat e policisë, fton qytetarët të kontaktojnë në numrat e telefonit pa pagesë 112 e 129.

Sicred