KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq përfshin verilindjen e vendit
E dielë 11 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Moti i keq përfshin verilindjen e vendit

Verilindja në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe reshje dëborë në zonat e thella malore të shoqëruara me erëra të forta deri në 10 m/s. Në qytetin e Kukësit si pasojë e erërave pati rrëzime të tubacioneve të shkarkimit të ujërave të shiut po pa rrezikuar jetën e banorëve. Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencës civile në Bashkitë e Qarkut Kukës, aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa probleme. Ka patur rënie gurësh në një pjesë të akseve rrugore, ku nga firmat kontraktore është punuar për pastrimin e tyre, si në drejtim të Grykës së Vanave, Malzi, Bushtricë, Has e Valbonë. Probleme pati edhe në furnizimin me energji elektrike në njësinë administrative Ujmisht dhe njësinë administrative Bushtricë të Bashkisë Kukës. Në Bashkinë Tropojë në fshatin Shëngjergj, njësia administrative Lekbibaj. Nga grupet e punës është punuar për eliminimin e avarive. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.

Sicred