KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq përfshin Shqipërinë, në Tropojë humb jetën një punonjës i OSHEE
Moti i keq përfshin Shqipërinë, në Tropojë humb jetën një punonjës i OSHEE

Moti i keq përfshin Shqipërinë, në Tropojë humb jetën një punonjës i OSHEE

Moti i keq që ka përfshirë gjithë Shqipërinë ka sjellë fatkeqsisht edhe një viktimë. Në Tropojë një elektriçist i OSHEE ka humbur jetën në krye të detyrës, ndërsa po përpiqej një defekt të shkaktuar nga moti i keq. 32 vjeçari nga fshati Luzhe i Tropojës, ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse u çua me urgjencë në spital nuk ka mundur të jetojë.
Vështirësi nga moti i keq ka patur edhe në dy portet kryesore, Durrës dhe Vlorë, ku tragetet janë vonuar me orë për shkak të detit të trazuar. Autoritetet e kanë pezulluar qarkullimin detar.
Probleme me qarkullimin ka patur në shumë zona të vendit. Në Gjirokastër, Uji i Viroit ka dalë mbi nivelin e urës duke bllokuar për pasojë rrugën kombëtare. Situatë problematike ka patur edhe në zonën e Beratit ku niveli i lumit Osum është rritur ndjeshëm.
Në Tiranë shiu dhe era e fortë ka rrëzuar disa pemë si dhe një shtyllë e tensionit të lartë. Policia nga ana e saj ka rritur praninë e saj duke bërë thirrje për kujdes nga qytetarët. Në orët e ardhshme pritet që në zonat malore të shtohen rreshjet e borës.

Sicred