KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq në Kosovë, pezullohet mësimi në shkolla

Moti i keq në Kosovë, pezullohet mësimi në shkolla

Kushtet e ashpra atmosferike në Kosovë janë bërë shkas për mbylljen e shkollave fillore e atyre të mesme. Këshilltari i ministrit të Arsimit, njoftoi se vendimi i marrë pas konsultimeve me prindërit mund të zgjatet edhe për të enjten, nëse moti nuk përmirësohet. Dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet po gjatë këtij semestri. Metereologët kanë paralajmëruar se e mërkura do të jetë një prej ditëve më të ftohta në Kosovë këtë vit, me termometrin që rrezikon të bjerë deri në minus 23 gradë Celcius. Viktimë e valës së acartë ka rënë edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj, avioni i të cilit nuk ka mundur të ulet dot në Aeroportin e Prishtinës. Haradinaj bashkë me ekipin e tij janë detyruar të qëndrojnë në Sofje, një episod ky që vuri në lëvizje si Ambasadën e Kosovës në Bullgari, ashtu dhe misionin diplomatik bullgar në kryeqytetin kosovar. Moti i keq ka prekur edhe Maqedoninë, ku reshjet më të dendura të dëborës, kanë prekur Mavrovën. Trashësia e borës atje thuhet të ketë mbërritur në 78 centimetra, ndërsa termometri ka shënuar minus 11 gradë Celsius. Meteorologët vendas thonë se ditët më të ftohta atje do të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërsa e premtja shënon rritje.

Sicred