KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq në Durrës dhe në Vlorë
Moti, "një dimër brenda pranverës"

Moti i keq në Durrës dhe në Vlorë

Moti i keq me shtrëngata shiu, erë dhe det me dallgë ka paralizuar lundrimin e mjeteve detare në Vlorë. Një traget, i cili ka mbërritur rreth orës 08:00 të mëngjesit nga Brindisi ka tentuar të hyjë në mol, por erërat e fuqishme rrezikojnë që të përplaset me kalatën e porti. Ndaj, trageti me rreth 50 pasagjerë në bord ka dalë në det të hapur në pritje të ankorimit. Thuajse e njëjta situatë mbizotëron edhe në Gjirin e Durrësit. Era fryn në drejtimin jug-jugperëndim, ndërsa deti regjistron forcën 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur. Për shkak të këtyre kushteve atmosferike anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, përfshirë motopeshkatoret, kanë pezulluar lundrimet. Edhe përpunimi i anijeve tregtare në kalata është pezulluar pjesërisht, në pritje të qetësimit të situatës. Gjatë mesnatës, teksa dy persona rrezikuan të mbyten pranë Karaburunit pasi ishin duke lundruar me gomone. Forcat detare bën të mundur shpëtimin e tyre, ndërsa gomonia u mbyt.