KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq, FSHF: Superliga të zhvillojë ndeshjet. Shtyhen kampionatet e tjerë
Disiplina "syrgjynos" Sinan Idrizin

Moti i keq, FSHF: Superliga të zhvillojë ndeshjet. Shtyhen kampionatet e tjerë

Reshjet e dendura që kanë rëndë dy ditët e fundit në gjithë territorin e Shqipërisë kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit. Në këto kushte edhe gjendja e fushave të futbollit është tepër e rënduar, gjë që mund të sillte edhe shtyrjen e kampionatit. Por Federata Shqiptare e Futbollit, pas rakordimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me klubet vendosi që, ndeshjet e javës së 13-të, të Kategorisë Superiore të luhen normalisht këtë fundjavë, sipas kalendarit të përcaktuar më parë. Vetëm ndeshja Luftëtari-Flamurtari do të luhet të hënën, për shkak se fusha e stadiumit të Gjirokastrës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes. Edhe ndeshja Teuta-Kamza do të luhet po të shtunën, por në orën 14.00 jo në 17.00 siç ishte përcaktuar më parë. Ndërkaq, të gjitha kampionatet e tjera, për shkak të infrastrukturës, e cila në kushte atmosferike me reshje të dendura nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjeve janë shtyrë për javën e ardhshme.

Sicred