KRYEFAQJA » LAJME » Moti: E diela dita më e nxehtë e Qershorit

Moti: E diela dita më e nxehtë e Qershorit

Temperaturat e larta që kanë karakterizuar këtë javë vendin tonë, parashikohen të rriten edhe më shumë në ditët e fundit të saj. Sinoptikanët parashikojnë nga dita e sotme rritje të temperaturave me 3-4 gradë celsius, si pasojë e depërtimit të masave të nxehta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. “Parashikohet që kjo të jetë java më e nxehtë. Ditën e djelë në mesditë pritet të kemi një temperaturë prej 38 gradësh celcius” thonë sinoptikanët. Një rënie e lehtë temperatuarsh do të ndihet në fillimin e javës së ardhshme, kjo dhe si pasojë e rreshjeve lokale që do të prekin disa zona të vendit. “Pritet që në javën e arrdshme, të ketë një rënie të temperaturave prej 3 gradësh, pasi është një masë tjetër e ardhur nga rajonet veriperëndimore që e dikton këtë. Gjithashtudo të kemi edhe reshje në mesditë dhe pasdite. Këto do të prekin veriun dhe më pak qendrën e vendit. Janë reshje lokale verore”.  Java e ardhshme për shkak të masave të nxehta që kanë hyrë në vendin tonë parashikohet me temperatura të larta, duke e bërë një mot të përshtatshëm për plazh.