KRYEFAQJA » LAJME » Moti-Bien temperaturat në fundjavë, mbi 35 ºC javën e ardhshme

Moti-Bien temperaturat në fundjavë, mbi 35 ºC javën e ardhshme

Edhe pse e gjithë java është karakterizuar nga temperatura të larta e mot të qëndrueshëm, dita e diel do të shoqërohet me rënie temperaturash , vransira dhe reshje lokale shiu, duke prishur planet e të gjithë atyre që kishin menduar të kalonin fundjavën në bregdet. Sipas sinoptikanëve rënia e temperaturve me 2-3 º C do të nis nga dita e shtune për të vijuar më pas edhe të dielën. “Përsa i përket temperaturave nesër parashikohen të jenë me një tendencë të lehtë drejt rënies ku vlera maksimale nuk pritet ti kaloje 32 º C. E diela do të jetë ajo e cila do të përshkohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriore të cilat do të sjellin një mot me kthjellime dhe vranësira. Vranësirat do të vijnë drejt dendësimit duke mundësuar kështu edhe reshje shiu të herë pas hershme në formën e shtrëngatave dhe stuhive”. Por moti do të ndryshoje menjëherë në fillim të javës së ardhshme. Rritja e temperaturave do të nis të hënën, duke arritur kulmin mesditën e së martes, ku vlera e tyre do të shkojnë mbi 35 º C. “E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë nën ndikim e masave ajrore më të nxehta kryesisht dita e martë të cilat do të sjellin një mot me kthjellime por edhe temperatura të larta” shprehen sinoptikanet. Parashikohet që e gjithë java e ardhshme të karakterizohet nga temperatura të larta, si pasojë e depërtimit ditën e hënë në vendin tonë të masave ajrore të nxehta nga pjesa veriperëndimore e Afrikës.

Sicred