KRYEFAQJA » LAJME » Mot i keq në veri dhe jug të shqipërisë

Mot i keq në veri dhe jug të shqipërisë

Pas ditëve me reshje shiu dhe bore në Kukës janë rikthyer temperaturat e ulta të shoqëruara me erë të fortë. Të gjitha rrugët nacionale në Kukës janë të kalueshme dhe pa probleme. Në qytet dëbora ka shkrirë ndërsa mbeten të bllokuara njësitë Arren dhe fshati Lojme në Zapod. Aktualisht ka probleme edhe me furnizimin me energji elektrike e cila mungon në të gjithë rrethin e Hasit, në lekbibaj të Tropojë dhe në njësinë administrative Grykëçaj. Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditës së djeshme kanë bërë që shumë fshatra në Bashkitë Dibër e Bulqizës të kenë probleme të rrugëve dhe mungesë të energjisë elektrike. Kështu në Bashkinë Dibër, problem mbeten njësitë Kala e Dodës, Lurë, Selishtë e Sllovë. Në Bashkinë e Bulqizës, problem mbetet njësia Martanesh, Trebisht, Ostren, Zerqan dhe disa fshatra të njësisë administrative Shupenzë. Rrugët e këtyre fshatrave janë të bllokuar për qarkullimin e mjeteve. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se probleme ka patur edhe me mungesën e energjisë elektrike. Po ashtu, sipas Muliut, problem janë 125 familje në fshatin Tërnovë e Madhe në Zerqan, janë të izoluar pasi trashësia e dëborës shkon deri në 80 centrimetra. Nëse situata do të vazhdojë kështu, nënprefekti i Bulqizës tha se do të kërkohet ndihmë nga ajri. “Kemi kontakte të vazhdueshme me prefektin, me gjithë administratën e prefektit që është në gatishmëri të plotë. Për momente emergjente do të ndërhyhet edhe nga ajri nëqoftëse do të bëhet situata më keq seç është tani”. Rrugët nacionale në Qarkun e Dibrës janë të gjitha të kalueshme pasi firmat mirëmbajtëse kanë ndërhyrë në kohë me mjete dhe kripë. Prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes, rreshjet e dëbores kanë krijuar vështirësi në aksin rrugor pranë qafes së Llogarasë, ndërsa trashësia e dëbores ka arritur deri në 50 cm. Në zonë edhe forca të policisë, por edhe firma që menaxhon këtë aks rrugor me makinat borëpastruese. Lëvizja në këtë aks bëhet me zinxhirë.

Sicred