KRYEFAQJA » LAJME » Mot i ftohtë me temperatura nën zero

Mot i ftohtë me temperatura nën zero

Dita e fundit e vitit do të karakterizohet nga një mot i ftohtë me temperatura nën 0. Sinoptikanët shpjegojnë se masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar në vendin tonë do të sjellin nga dita e nesërme rënie të ndjeshme të temperaturave me disa gradë ,duke i kthyer këto ditë të fundit të muajit dhjetor në ditët më të ftohta të vitit.

“Persa i përket datës 31 dhjetor do të kemi një mot kryesisht të qëndrueshëm të ftohtë me ngrica në orët e para të ditës si rezultat i temperaturave nën zero gradë celsius në pjesën më të madhe të territorit ndërsa gjatë ditës do të mbizoteroje mot me kthjellime me prani të pakta të vransirave kryesisht në ultësirën perëndimore” thotë sinoptikantja Elsona Gjoni.

Reshjet e borës në verilindje dhe juglindje duket se do të zgjasin deri mëngjesin e ditës së neserme , por era gjatë gjithë këtyre ditëve do të jetë e vrullshme dhe gjithashtu nuk do të mungojnë edhe ngricat.

“Persa i përket ditës së nesërme do të ketë erë kryesisht në orët e para të ditës ku do të arrijë në 15m/s, të paktën deri me 1 janar nuk do të ketë rreshje shiu. Mbas datës 3 dhe 4 parashikohet të kemi hyrje të masave ajrore të paqëndrueshme nga pjesa veriperëndimore e evropës të cilat do të mundësojnë rreshje shiu edhe bore në verilindje të territorit.

Fillimi i vitit do të shoqërohet me një rritje të lehtë të temperaturave dhe me një rënie të intensitetit të erës.

Sicred