KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moslirimi i Bransonit, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione

Moslirimi i Bransonit, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të aplikojnë më shumë sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk liron pastorin amerikan Andrju Branson, i cili para gati dy vitesh u arrestua për lidhje me grupet politike që Ankaraja i konsideron të jashtëligjshme. Mosmarrëveshjet për lirimin e tij bënë që dy aleatët e NATO-s të vendosnin tarfia ndaj mallrave të njëri-tjetrit. Kjo përkeqësoi krizën për monedhën turke, lirën, e cila që nga muaji janar i këtij viti, ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj përkundrejt dollarit amerikan. Lira e mori veten përkohësisht dje pasi Katari u zotua se do të jepte një hua prej 15 miliardë dollarësh, por kjo rimëkëmbje është sërish e kërcënuar nga një deklaratë që presidenti Donald Tramp postoi mëngjesin e kësaj të premteje në rrjetin social Tuitter. “Prej vitesh Turqia ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara. Ata po mbajnë pastorin tonë të mrekullueshëm, të cilit më duhet t’i kërkoj tani që ta përfaqësojë vendin tonë si një peng me patriotizëm të madh. Ne nuk do të paguajmë asgjë për lirimin e një njeriu të pafajshëm” u shpreh ai, duke theksuar se Turqia do të përballej me reduktime më të mëdha fondesh. Ditën e djeshme, sekretari amerikan i thesarit u shpreh se nëse pastori Brunson nuk do të lirohej shpejt, do të merreshin masa shtesë. Javën e shkuar, SHBA-të dyfishuan tarifat ndaj importeve turke të metalit. Turqia është zotuar se nuk do të gjunjëzohet para kërcënimeve. Një gjykatën turke refuzoi të lironte zotin Branson dhe Ankaraja zyrtare rriti tarifat ndaj produkteve amerikane të importuara nga SHBa-të si makinat, pijet alkoolike dhe duhani.

Sicred