KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moskë, nderohet Kallashnikovi-Shpikësi i armës vdekjeprurëse

Moskë, nderohet Kallashnikovi-Shpikësi i armës vdekjeprurëse

Mikail Kallashnikov, shpikësi i asaj që konsiderohet si arma më vdekjeprurëse e krijuar ndonjëherë, është nderohet me një statujë në Rusi. I vendosur mbi një piedestal në një shesh të vogël të Moskës, Kallashnikovi, i cili vdiq në vitin 2013, shfaqet me një xhakovendë duke shtrënguar me të dyja duart armën e famshme “AK-47”. “Krijove një armë për mbrojtjen e atdheut tim”, është fraza e skalitur në piedestal. Në ceremoninë e përurimit, ministri i Kulturës Vladimir Medinski tha se kallashnikovi është një markë e vërtetë kulturore e Rusisë. Një në 5 armë zjarri në botë është kallashnikov dhe më shumë se 70 milionë armë sulmi janë prodhuar gjatë 60 viteve të fundit, thuhet në faqen e internetit dedikuar shpikësit. Kallashnikovët përdoren në 50 ushtri të huaja. Ekspertët ushtarakë thonë se “AK-47” ka vrarë më shumë njerëz se të gjitha armët moderne të marra së bashku. Mikhail Kallashnikov, i cili vdiq në moshën 94-vjeçare, ka përsëritur vazhdimisht se krenaria e shpikjes së tij ishte e ndërthurur me dhimbjen që arma po përdorej nga kriminelët dhe ushtarët fëmijë.

Sicred