KRYEFAQJA » LAJME » Moratoriumi i gjuetisë sjell efekte pozitive

Moratoriumi i gjuetisë sjell efekte pozitive

Rezultatet e censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri konfirmojnë efektet pozitive të moratoriumit të gjuetisë; prani më të madhe të shpendëve krahasuar me një vit më parë, praninë e shpendëve të cilët prej kohësh nuk ishin parë në ligatinat e vendit tonë si dhe ndryshim pozitiv te sjelljes së shpendëve si rezultat i vendosjes së qetësisë në ligatina.

“Në total u regjistruan 64 lloje të shpendëve të ujit dhe një numër të përgjithshëm 165,268 individësh, (krahasuar me 98,564 individë në 2016). Shumë lloje me interes global ruajtje u vrojtuan këtë vit të cilat dëshmojnë rëndësinë e Shqipërisë për zogjtë shtegtarë. Censusi ofroi disa vëzhgime të rëndësishme për disa lloje të tjera që shënojnë për herë të parë dimërimin e tyre në ligatinat shqiptare” tha Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Parku Kombëtar i Divjakë-Karavastasë është zona ligatinore me numrin më të lartë të shpendëve të ujit, ndërsa larmishmëria më e madhe u regjistrua në Kune-Vain. Censusi Ndërkombëtar i shpendëve dimërues të ujit është një program ndërkombëtar i organizuar që nga viti 1967.

Sicred