KRYEFAQJA » LAJME » “Moratorium” në Liqenin e Kukësit

“Moratorium” në Liqenin e Kukësit

Inspektorati i peshkimit në bashkëpunim me Organizatën e Menaxhimit të peshkut si dhe policinë kufitare të qarkut të Kukësit kanë inspektuar paraditen e së hënës ujrat e liqenit të Fierzës. Veç verifikimeve të rasteve të peshkimit të paligjshëm, ka qënë ky inspektim një formë për të informuar peshkatarët se periudha 15 prill deri me 15 maj është shpallur e ndaluar për peshkimin në liqen me qëllim shumëzimin e krapit: “ Për ktë ne si inpektoriat kemi nxjerrë edhe njoftimin në të gjithë qytetin e Kukësit për të sensibilizu të gjithë peshkatarët që peshkojnë në këtë liqen dhe gjithë popullaten e gjërë” tha Halim Dafku inspektor i peshkimit Kukës. Por ky është njëri problem, ndërsa peshkimi i paligjshëm mbetet shqetësim prej vitesh, shtuar dhe faktin se nuk bëhet asgjë për shumimin me rasat: “ Gjuajnë më dinamit dhe është e kundraligjshme dhe duhet të merren masa ndaj atyre të paktën aty ku ka informacion ndërsa të gjithë peshkatarët që gjuajnë me rrjeta të gjithë duhet të paraqiten pranë Organizatës së Menaxhimit të Peshkut që të liçensohen. Beqir Iseberi përfaqësues i Organizates së menaxhimit të peshkut, Kukës. “ Që nga viti 2010 e deri më sot nuk është hedhur asnjë rasët sepse banka botërore e ndërpreu aktivitetin e saj dhe tani kemi ngelur në pritje të ndonjë fondi që do të akordoje Ministria e Bujqësisë” theksoi më tej Halim Dafku. Liqeni i Kukësit, është një habitat, në të cilin fauna e egër ka mundësi të mëdha jetese. Në këto ujëra rriten mbi 13 lloje peshqish dhe 15 lloje shpendësh.