KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moon Xhae, kërkesë OKB-së të ndihmojnë në verifikimin e mbylljes së planifikuar nga Korea e Veriut për testet bërthamore

Moon Xhae, kërkesë OKB-së të ndihmojnë në verifikimin e mbylljes së planifikuar nga Korea e Veriut për testet bërthamore

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Xhae-in i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara të ndihmojnë në verifikimin e mbylljes së planifikuar nga Korea e Veriut e vendeve ku kryhen teste bërthamore. Zoti Moon e bëri këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi këtë të martë më sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Disa ditë para mbajtjes së samitti historik mes zotit Muun dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Veriut kishte premtuar se do të mbyllte hapësirën e testimeve bërthamore për të garantuar angazhimin e saj për ndalimin e të gjitha tetimeve raketore dhe bërthamore. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, Korea e Jugut filloi të hiqte të gjitha altoparlantet që kishte vendosur në kufirin me veriun. Zyrtarë koreano jugorë janë shprehur se shpresojnë që Peniani të bëjë të njëjtën gjë. Për vite të tëra, dy vendet i kanë përdorur altoparlantet për propagandë në kufi kundër njëra-tjetrës. Heqja e altoparlantëve është pjesë e një sërë gjestesh simbolike pas takimit historik të javës së shkuar, ku palët ranë dakord t;i hapin fund armiqësive dhe të punojnë për denuklearizimin e gadishullit. Ndërkohë, pas disa javësh, lideri koreano verior Kim Jong Un pritet të takojë presidentin Tramp me të cilin do të diskutojë këtë cështje.

Sicred