KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Moody’s projektim pozitiv për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Moody’s projektim pozitiv për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Agjensia prestigjoze e vlerësimit të kreditit Moody’s ka ndryshuar pozitivisht projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Raporti i gjigandit ndërkombëtar të financave, i siguruar nga RTSH, vlerëson një rritje 3.9 përqind në fund të këtij viti, duke e rritur sërish lehtë parashikimin nga ai i bërë ne muajin qershor, ku projektonte një rritje 3.6 përqind për ekonominë shqiptare. Moody’s gjithashtu pret një ecuri më të mirë ekonomike edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Megjithatë edhe me këto rishikime sërish projeksionet e Moody’s janë në norma më të ulta se ato të bëra nga qeverisja për këtë dyvjeçar, që pret rritje mbi 4 përqind të prodhimit kombëtar. Nga ana tjetër agjencia vlerëson disa sfida për ekonominë shqiptare. Ndonese në rankimin e Moody’s borxhi i Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm në nivelin B1, si në monedhë të huaj, ashtu edhe në monedhën vendase sërish ajo thotë se borxhi është në nivele të larta dhe ulja e tij mbetet sfidë për vendin tonë. Buxheti i vitit 2018 programon futjen edhe njëherë në tregjet ndërkombëtare për të financuar pjesërisht kredinë që ka marrë përmes emetimit të eurobondit. Kjo do të varet nga kapacitetet përthithëse të ekonomisë vendase dhe koston e borxhit në tregjet e huaja- thekson në raportin e këtij muaji Moodys.
Nga ana tjetër agjencia ndërkombëtare vlerëson se Shqipëria ka bërë progres në reformat strukturore, por thekson se vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë do ti hapin rrugë vendit në procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Sicred