KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Moody’s”: Borxhi i Shqipërisë i qëndrueshëm, por destabiliteti politik mund të gjenerojë zhvlerësim
Moody's projektim pozitiv për rritjen ekonomike të Shqipërisë

“Moody’s”: Borxhi i Shqipërisë i qëndrueshëm, por destabiliteti politik mund të gjenerojë zhvlerësim

Gjiganti ndërkombëtar i financave “Moody’s” e vlerësoi sërish borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshëm, duke i dhënë notën B1. Në raportin periodik të Shqipërisë agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit vëren përmirësim të pozicionit financiar, por ngre si shqetësim ndikimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas “Moodys” destabiliteti politik mund të gjenerojë zhvlerësim të Shqipërisë.
“Ne presim që borxhi publik në raport me prodhimin e brendshëm kombëtar të nis rënien në dy vitet e ardhshme, për shkak të rritjes nominale dhe tepricat primare. Thënë këtë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit, mund të sjellin shtyrje të reformave nëse shoqërohen me destabilitet politik”.
Raporti i vlerësimit për Shqipërinë nga Moody’s, i adreson këtë këshillë qeverisë në raport me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në një kohë kur ka përfunduar marrëveshja 3 vjeçare mes palëve.
“Ne presim që autoritetet të bien dakord për një program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, duke pasur parasysh rëndësinë që ka miratimi nga FMN i ecurisë së reformave. Përveç kësaj, marrëdhënia me FMN do të lejojë vazhdimin e asistences buxhetore nga BE dhe BB” shprehet agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit. “Moody’s” projekton një rritje ekonomike të Shqipërisë në 3.5% gjatë këtij viti dhe 3.6% vitin e ardhshëm.

Sicred