KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Monumentet e Kulturës rrezikuar nga përmbytjet!
Monumentet e Kulturës rrezikuar nga përmbytjet!

Monumentet e Kulturës rrezikuar nga përmbytjet!

Në kushtet e emergjencës civile për shkak të përmbytjeve që kanë prekur vendin, monumentet e trashëgimisë kulturore nuk mbeten jashtë hartës së dëmtimeve. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve kanë publikuar një listë të monumenteve të cilat po monitorohen me kujdes ku më të rrezikuarat janë Ura e Golikut në Korçë si dhe Kisha e Shën Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, një monument kulture e cila është në zonë të përmbytur. Forumi Bizantin (Macellum Forum), në Durrës për shkak të rreshjeve ka rrëshkitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit. Janë marrë masat e menjëherëshme për sistemimin dhe përforcimin e skarpatës. Raportimet nga Butrinti dhe Parku Arkeologjik i Bylisit nuk lënë vend për alarm pasi nuk përbën rrezik dhe nuk ka dëmtime. Ndërsa nga drejtoria Rajonale në Vlorë raportohet se inspektimet në Manastirin ePërplasen dy anije në Korenë e Jugutukovë,3 Parqet Arkeologjike (Orikum, Amantia, Finiq),gjendja e deritanishme është normale. Ashtu si gjithë harta e përmbytjeve, qarku i Fierit ka disa problematika: – Kisha  e Shën Kollit nëVanaj, Kisha  e Shën Gjergjit në Libofshë, Kisha  e ShënMarisën ë Bishtqethëm, Kisha  e Shën Gjergjit në  Suk,  Strum, paraqesin probleme në çatine e tyre, nga shirat e tepërt. Në Vithkuq tek Kisha e Shën Mehillit ka patur levizjet e rasave në pjesën e hajatit ku po merren masa për t’i sistemuar, në Vithkuq probleme paraqet Kisha e Shën Gjergjit të cilën e kanë izoluar me mjete provizore. Ndërsa gjendja është në kushte normale në Parkun Arkeologjik në Apolloni, në Muzeu e Pavarësisë në Vlorë reshjet e dendura të shiut kishin përmbytur oborrin. Si rezultat i bashkëpunimit me Bashkinë Vlorë gjendja tani është normalizuar.

 

Sicred