KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Monsalve, një “Don Jose” nga Kili

Monsalve, një “Don Jose” nga Kili

Giancarlo Monsalve, tenori i cili shkëlqeu në rolin e Don Josesë në operan Carmen, i lindur në Kili dhe me një karrierë në ngjitje zhvilluar sidomos në Europë, tregon për RTSH rrugëtimin e një tenori nga fëmijëria në kohën e Pinoçetit e deri tek shkëlqimi i skenave operistike. Monsalve me zërin e tij ka prekur skenat më prestigjioze nga Arena di Verona tek Royal Opera House, Covent Garden me role nga Cavaradossi tek Don Jose. Gjithnjë në kërkim të perfeksionimit skenik ai është gjithashtu edhe ambasador kulturor i qytetit Valparaiso në Kili. Me tenorin kilian bisedoi gazetarja Mira Tuci.

Giancarlo Monsalve, keni ardhur këtu në Tiranë në petkat e Don Josesë për operan Carmen e konsideruar si një nga operat më të bukura të historisë së operas, për ty si ishte?

Pikërisht kështu, një nga gjërat më të bukura, sepse mbi të gjitha Don Jose për mua së bashku me të gjitha rolet që bëj në karrierën time është më i plotësuari nga të gjithë. Nga ana aktoriale është një rol shumë kompleks sepse ka edhe një background shumë të pasur. Edhe për këtë jam shumë i lumtur që punoj me Gëzimin, i cili përveçse është një këngëtar shumë i zoti, informohet gjithmonë shumë thellë për historinë siç bëri edhe me këtë vepër, si këngëtar dhe si regjisor njëkohësisht.
Don Joze ka gjithçka, pasi siç thoshte Gianfranco Corelli, për të bërë Don Jozenë duhet të jesh një tenor i specializuar. Sepse sidomos në dy aktet e para duhet te jesh shumë lirik e pastaj një rritje graduale në tonet dramatike nga akti i tretë dhe më tej. Pikërisht për këtë është dhe shumë i pasur vokalisht.

Nuk ka një artist që nuk i detyrohet një mësuesi apo më shume për karrieren e dhe mentorët e Giancarlos kanë qënë kulminacione të operas botërore nga Mirela Freni deri tek Monserrat Caballe.

Kam qënë me shumë fat, shumë pasi kam gjetur në rrugën time mësues të mëdhenj. Nga Kili kam mbërritur në Itali dhe kam studjuar me Mirela Frenin për dy vjet. Me të kam mësuar gjëra shumë të bukura sepse Mirela Freni është një mjeshtre e interpretimit. Zëri i saj është unik dhe askush nuk mund të imitojë vokalin e Mirela Frenit. Më tej kam studjuar me të madhen Monserrat Caballe, Maestra Monserrat. Nëse për ndonjë motiv do e shikosh këtë intervistë, ju dërgoj një puthje gjigande, ju dua shumë dhe shpresoj t’ju takoj sërish.
Me të kam mësuar sekretet e frymës, ajo është e pabesueshme, unë besoj që në historinë e operas nuk ekziston një këngëtar tjetër që të ketë aftësinë e diafragmës së Monserrat Caballe dhe një kontroll mbi frymën.

Ju vini nga Kili për të cilin thuhet është “fundi i botës” sa e rëndësishme ka qënë fëmijëria atje për ty?

Është bukur sepse në italisht kur diçka është e bukur thuhet :”Kjo gjë është fundi i botës”, në këtë kontekst Kili është i tillë. Dhe unë vij nga fundi i botës.

Si çdo qytetar kilien e kaluara dramatike e Kilit ka ndikuar në formimin dhe rritjen e tij gati si në operan tragjike “Romeo & Zhuljeta”.

Po ka patur një prani shumë të fortë ushtarake në rrugë e gjithandej dhe kishte dy anë të monedhës shumë të theksuara, sepse nga ana e babait tim ishin pinocetistë, ndërsa nga ana e nënës time ishin me Salvator Allende edhe ishte si të ishe në skenat e Romeos & Zhuljetës, me të vërtetë.
Nëna ime ka jetuar gjëra të tmerrshme. Janë dy pikëpamjë shumë ekstreme dhe kjo më bën një person tërësisht apolitik.
E vërteta është se jam i lumtur që jam artist! Kur një vend vuan shumë pastaj e kupton se gjëja më e bukur është jeta. Valparaiso, qyteti im është një poezi dhe një çmenduri në të njëjtën kohë. Valparaiso dhe Kili shkojnë bashkë me mua gjithandej sepse jam unë dhe nuk bëj ndonjë gjë të madhe, jam ky që jam, artist. Dhe sa herë mundem rrëfej përvojat e mia, si e kam jetuar dhe flas për bukurinë e Kilit dhe …verën kiliane duhet ta provoni.

Para se të vinit këtu njihnit artistë lirikë shqiptarë?

Po kam patur fatin të këndoj me dy soprano të mëdha shqiptare. Në 2011 kemi bërë hapjen e “Lo spettacolo sta per iniziare” në Rai Uno, kam kënduar atje me Ermonela Jahon, ishtë shumë bukur dhe ajo është e mrekullueshme. Pastaj kam patur fatin të ndaja skenën me Inva Mulën në dy raste, unë luaja në operan “Cavalleria Rusticana”, ndërsa ajo operan “Pagliaci”, fillimisht në Bologna dhe më tej në San Paolo.
Nje interpretim lirik dhe i fuqishëm njëkohësisht Giancarlo Monsalve do të ngjitet në skenë si Don Jose edhe për shfaqjen e fundit të operas Carmen e cila si kurrë më parë ka ezauruar gjithë biletat nga premiera deri në fund.

Sicred