KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, Policia Rrugor vëzhgon me dron

Gjirokastër, Policia Rrugor vëzhgon me dron

Njësia operacionale per sigurinë rrugore pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë në bashkëpunim me efektivat e qarkullimit në Gjirokastër gjatë këtyre ditëve kanë monitoruar fluksin e qarkullimit  në rrugët kombëtare të Qarkut të Gjirokastrës duke vënë në përdorim një teknik të re. Së fundmi një dron është vënë në dispozicion të efektivave të rrugores , për të evidentuar shkeljet në qarkullimin rrugor. Monitorimi me drone është bërë në të gjitha akset rrugore sidomos në segmentet më problematike për qarkun tonë Policia rrugore nëpërmjet kësaj metode  ka evidentuar me dron një sërë shkeljesh të koditi rrugor.Nga blutë e qarkulimit janë marrë gjithsej 155 masa administrative për shoferëtë kundravajtës. “Gjithashtu nëpërmjet postobllokut dhe radarëve të vendosur në rrugë kemi konstatuar shkelje për parakalimet e gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, mosvendosjen e rriput të sigurimit, përdorim të telefoni gjatë drejtimit të automjetit etj”, shprehen specialist e qarkullimit në Gjirokastër.  Gjatë periudhës së verës si shkak i fluksit të rënduar të qarkullimit janë regjistruar edhe disa aksidente automobilistikë me pasoja të rënda.  Policia rrugore apelon  për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit, sidomos në këto ditë me një fluks të lartë lëvizjesh.