KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Monedha europiane në “rënie” të lirë

Monedha europiane në “rënie” të lirë

Euro po dobësohet me shpejtësi kundrejt lekut. Këtë të enjte monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit me lekun që nga shkurti i 2009. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehet me 126.89 lekë, 6 pikë më pak se fillimi i këtij viti. Për ekspertët e Bankës së Shqipërisë pikiata e euros në këtë periudhë vjen nga transaksionet e operatorëve të mëdhenj, ndërkohë që në afatgjatë është ndikuar nga oferta e lartë në valutë nga burimet informale, turizmi dhe investimet. “Kursi i këmbimit forcoi ritmet mbiçmuese muajt e fundit me një mbiçmim prej 5.3% ndaj gjithë shportes së monedhave, si rrjedhojë e reflektimit të euros. Në analizat e bankës, kjo prirje është në linjë me fondamentet e ekonomisë, tregon për një ekonomi që po forcohet. Në tremujorë të veçantë, kursi është ndikuar nga prurjet valutore, që kanë qënë afatshkurtër” thekson Banka e Shqipërisë. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se euro do të vijoje trendin rënës.

Sicred