KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini : Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme drejt integrimit
Mogherini : Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme drejt integrimit

Mogherini : Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme drejt integrimit

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian Federika Mogherini ka përshëndetur reformat e Shqipërisë si një punë që mund të çelë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama të martën paradite në Bruksel, zonja Mogerini ka paralajmëruar diskutimin së bashku të mënyrës se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm.
Duke shprehur kënaqësinë për takimin me kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë derjt BE-së, zonja Mogherini vlerësoi se në lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit. Sipas saj kjo është “.. një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE”. “Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vititi të ardhshëm” tha zonja Mogherini.
Ngana e tij kryeministri Rama dha garanci se rezultate edhe më të mira do të vijnë për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, ndërsa shprehu shpresën për një rezultat pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit.”Veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjitha përpjekejve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurtë që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm” tha zoti Rama.

Sicred