KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini përshëndet zgjedhjen e Talat Xhaferrit

Mogherini përshëndet zgjedhjen e Talat Xhaferrit

Roli i kryetarit të parlamentit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Federica Mogherini në takimin me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, në Bruksel. Në njoftimin për median nga kabineti i Mogherinit u tha se kjo e fundit përshëndet zgjedhjen e Xhaferrit kryetar i parlamentit dhe përsëriti dënimin e ashpër të Bashkimit Evropian për dhunën e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Bashkimi Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë me parlamentin dhe të gjitha institucionet për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos”, theksoi Mogherini. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri është takuar edhe me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn. Hahn ka përsëritur dënimin e fuqishëm të Bashkimit Evropian për sulmet e qëllimshme ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Parlamentin e Maqedonisë dhe ka paralajmëruar se çdo përsëritje e akteve të tilla do të rrezikojë seriozisht perspektivën evropiane të vendit.

Sicred