KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini; Një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
mogerini, thaci, kosove, serbi, bisedime, raund tjeter, BE

Mogherini; Një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini pritet të drejtojë sot në mbrëmje një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me praninë e dy kryeministrave, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç si dhe të dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikoliç. Në këtë mbledhje të rradhës do të flitet kryesisht për uljen e tensioneve që u krijuan mes dy qeverive për shkak të trenit serb që u bllokua në veri të Kosovës si dhe për shkak të ndalimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Kolmar të Francës për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Megjithatë, deklaratat paraprake të bëra nga zyrtarët e dy palëve nuk kanë dhënë shpresë për një debat konstruktiv. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se do të kërkojë shfuqizimin e të gjithë urdhër-arresteve për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Nga ana tjetër, kryeminsitri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka pritshmëri se takimi mund të jetë pozitiv. Kjo është hera e parë pas më shumë se një viti e gjysmë që BE thërret palët në një takim të nivelit të lartë, ndonëse përgjatë muajve të fundit ka patur një numër të konsiderueshëm bisedimesh në nivel ekspertësh.

Sicred