KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini në Greqi; Rrugëtimi evropian i Ballkanit
mogherini, Mogherini në Greqi, Rrugëtimi evropian i Ballkanit

Mogherini në Greqi; Rrugëtimi evropian i Ballkanit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federika Mogerini, gjatë një vizite në Athinë, ku u takua me kryeministrin Aleksis Cipras, deklaroi se do të dëshironte që brenda dy vjetësh i gjithë rajoni i Ballkanit të ketë arritur në një pikë të pakthyeshme të rrugëtimit evropian. Kryediplomatja evropiane theksoi rëndësinë që ka Ballkani për Evropën e Bashkuar dhe nguli këmbë që ky rajon të mbetet përparësi për BE-në. Ajo tha se beson që do të ketë mundësi të shtuara në muajt që vijnë për të thelluar dialogun mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, si dhe dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Autoritetet greke u shprehën se e mbështesin politikën e BE-së lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përvojën e tyre në përmbushjen e kritereve. Pjesë e bisedimeve të zonjës Mogerini në Athinë ishte edhe çështja e Qipros së ndarë.

Sicred