KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini mirëpret bisedimet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin
Mogherini mirëpret bisedimet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin

Mogherini mirëpret bisedimet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin

Shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini, theksoi të premten rëndësinë që kanë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë, bisedimet që po zhvillohen për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes këtyre dy vendeve dhe Greqisë, njofton ATSH. Sipas kësaj agjensie deklaratat e zonjës Mogherini janë bërë gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. “Mogherini i mirëpriti bisedimet që po zhvillon Athina me Tiranën dhe Shkupin duke e cilësuar Greqinë si një vend kyç për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor” njofton media greke. Sipas të njëjtave burime, “Mogherini i paraqiti si një parakusht për prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme dypalëshe”.
Të dielën presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker nis një tur në vendet ballkanike ku do të prezantohet edhe prespektiva europiane për këtë rajon.

(Visited 39 times, 1 visits today)