KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini: Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë!
Mogherini: Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë!

Mogherini: Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë!

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini dhe Komisioneri Johanes Hahn pritën ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. “Një takim i frytshëm”, siç shprehet Komisioneri Hahn në mediat sociale “ mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ndërkohë që për ministrin Hoxhaj “Kosova ka bërë arritje të mrekullueshme deri më tani dhe është e gatshme për të bërë hapin e radhës drejt BE-së”. Zëdhënësja e Komisionit sqaroi për RTSH se “BE dhe Kosova ndajnë vullnetin e fortë në afrimin e Kosovës me Bashkimin Europian, duke promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.” Sipas saj, në takim “ Federica Mogherini nënvizoi se është thelbësore që Kosova të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë, përfshirë edhe kur është fjala për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme”, ndërsa “Komisioneri Hahn theksoi se për të parë progresin në zbatimin e MSA-së dhe në Agjendën Europiane të Reformës, Kosova duhet të vazhdojë përqëndrimin e saj në reforma, veçanërisht për fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë”. Për procesin e liberalizimit të vizave është përmendur rëndësia e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, konfirmon Koçijançiç.
Ministri Enver Hoxhaj ndodhet në Bruksel me rastin e krijimit të Grupit të Miqve të Kosovës në BE (një strukturë e tillë egziston me të gjitha vendet e tjera ballkanike) dhe në ditën e 2 të vizitës, ai është ftuar për të shkëmbyer mendime me eurodeputetët e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian. (Përgatiti Arta Tozaj)

Sicred