KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini javën e ardhshme tur ballkanik
Mogherini javën e ardhshme tur ballkanik

Mogherini javën e ardhshme tur ballkanik

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësisht edhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian për Sigurinë, Federica Mogherini, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor nga data 17 deri më 19 prill, njoftoi Shërbimi i Jashtëm të Komisionit Europian. Ajo do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Zonja Mogherini do të vijë në këtë vizitë pas diskutimeve për Ballkanin Perëndimor në Këshillin për Çështjet e Jashtme, më 16 prill, në Luksemburg dhe pas miratimit të paketës së zgjerimit, që do të paraqitet nga prej saj dhe komisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn, në Strasburg, më 17 prill. Kjo vizitë vjen gjithashtu pas publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, shkurtin e kaluar, dhe një muaj përpara samitit BE-BP në Sofje, më 17 maj.
Në prag të kësaj vizite, Federica Mogherini deklaroi se “Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Europian, pjesë e një Unioni më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar. Është çështje interesi dhe përgjegjësie të përbashkët me vendet e rajonit në dobi të të gjithë qytetarëve. Ky është momenti për të sjellë një ndryshim pozitiv, me qëllim që përparimi transformues drejt BE-së të jetë i pakthyeshëm” tha ajo.
Zonja Mogherini do të takohet me autoritetet politike, përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Më 18 prill, në Shkup, ajo do të marrë pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Sicred