KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mogherini: Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE

Mogherini: Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i BE

Inkuadrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor nga Bashkimi Europian do të jetë një nga dy prioritetet e mija për punë në periudhën e ardhshme, sëbashku me përforcimin e sigurisë dhe mbrojtjes në Union, deklaroi mbrëmë përfaqësuesja e lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme të BE-së, Federika Mogherini. Në fjalimin në konferencën vjetore të Institutit për çështje të sigurisë së BE-së në Bruksel, Mogherini theksoi se inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor është “proçes i pakthyeshëm” dhe çështje e interesit strategjik për unionin, me çrast njëherit do të realizohet ideja për bashkim të kontinentit evropian. “Këtë nuk e them sepse ballkanin e shoh si një problem problematik, po sepse konsideroj se ai është rajon me një potencial më të madh, theksoi Mogherini. Sipas saj, në vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston “nivel shumë impresionist” i përshkueshmërisë ndaj BE-së, për shkak se tek ata besimi në Union është më i madh se tek disa anëtarë të bllokut. “Kemi ndikim të madh në rajon,të cilin në mënyrë të pamjaftueshme ë shfrytëzojmë. Në mesatare atje kemi udhëheqësi të përkushtuara , të cilët janë të gatshëm të angazhohen , por edhe nuk pyesin se nëse ne jemi të përkushtuar dhe konzistentë”, potencoi Mogherini, duke shtuar se nëse BE-ja nuk angazhohet në Ballkan, këtë “do ta bëje dikush tjetër”.

Sicred