KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini – Hahn: BE gati të mbështesë punën qeverisë Zaev
Mogherini - Hahn: BE gati të mbështesë punën qeverisë Zaev

Mogherini – Hahn: BE gati të mbështesë punën qeverisë Zaev

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri përgjegjës, Johannes Hahn, mirëpritën “votimin për qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev” në Maqedoni. Sikurse njofton gazetarja e RTSH në Bruksel Arta Tozaj, në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ata thonë se “Bashkimi Europian është gati të mbështesë punën që qeveria e re, si dhe opozita, do të bëjnë për të zbatuar në mënyrë konstruktive të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Przinos dhe Prioritetet e Reagimit Urgjent.”
“Ne presim që të gjitha partitë parlamentare të lënë ndarësitë e tyre tani dhe të punojnë së bashku për të dhënë, prej fillimit, mbi një agjendë të përbashkët reformash, në përfitim të vendit” shprehen Mogherini dhe Hahn. Sipas tyre “Kjo është thelbësore edhe për ta kthyer vendin në rrugën drejt integrimit europian, një proces që qytetarët e duan qartë dhe e meritojnë”.

Sicred